Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim zyrtar, volejbollistet e KV Skenderaj dhe stafin teknik, pas suksesit të arritur në garat e volejbollit, me ç’rast fituan Kupën e Federatës në volejboll. Kryetari Nura u ka uruar suksese në aktivitetet sportive dhe gara gjatë kampionatit të Kosovës në volejboll, duke siguruar mbështetje nga Komuna e Skenderajt, në kuadër të arritjes së synimeve dhe objektivave të këtij klubi sportiv. KV Skenderaj fitoi Kupën e Federatës në fundjavën e kaluar, duke e mposhtur në finale KV Drita nga Gjilani, me sete 3 me 0. Ndeshja u zhvillua në Palestrën “Ilaz Kodra” në praninë e një numri të madh të shikuesve.