Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka pritur në takim zyrtarët e Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave, Kastirot Lajqi kryesues i këtij agjencioni, Sylejman Latifi e Elehmete Hetemi anëtarë, si dhe Dardan Lushtaku nga Sekretaria e AME-së, për të diskutuar mbi procesin e vlerësimit të dëmeve nga vërshimet e 19 janarit, tani kur Komuna e Skenderajt ka përfunduar të gjitha procedurat dhe punët që i takojnë, për të pritur reagimin e nivelit qendror, në mënyrë që të fillojë kompensimi i dëmeve nga fatkeqësia natyrore.