leoni

Kryetari Nura ka realizuar takimin e dytë publik me qytetarët e Komunës së Skënderajt

Kryetari i Skënderajt Fadil Nura, ka realizuar të mërkurën takimin e dytë publik, në kuadër të përmbushjes së detyrimit ligjor që buron nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe Statuti i Komunës së Skenderaj, që parashohin dy takime brenda një viti me qytetarë.

Në takim kryetari Nura ka paraqitur detajisht projektet e realizuara gjatë këtij viti dhe të tjerat që janë në vazhdim, përkatësisht punimet e të cilave do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Megjithëkëtë, siç është shprehur kreu i Komunës, të gjitha projektet kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, rregullimin e infrastrukturës rrugore publike, zhvillimin e bujqësisë, fuqizimin e rinisë nëpërmjet aktiviteteve, etj.

Kryetari Nura përmendi disa nga vështirësitë gjatë vitit 2024, me theks të veçantë zbatimi i kontratës kolektive të mësimdhënësve, të cilët duke realizuar të drejtën e tyre financiare, siç parashihet në kontratën e nënshkruar, disa projekte kapitale kanë qenë të detyruara të shtyhen për realizim vitin e ardhshëm.

Kryetari i Komunës ka siguruar qytetarët e pranishëm se, pavarësisht vështirësive, Ekzekutivi do të angazhohet të përmbush detyrimet karshi qytetarëve.

Në anën tjetër, qytetarët kanë parashtruar pyetje me interes të përgjithshëm publik, në të cilat janë përgjigjur kryetari Nura dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi realizoj një takim të frytshëm me personelin shëndetësor të QKMF-së “Fahredin Hoti”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi realizoj një takim të frytshëm me personelin shëndetësor …