Kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura përmes një video-adresimi ka uruar gjithë qytetarët e Komunës së Skënderajt me rastin e vitit të Ri 2025, duke i falënderuar ata për përkrahjen e pakursyer ndaj tij dhe qeverisjes së përbashkët.
Në urimin e kryetarit Nura thuhet:
Të dashur qytetarë të Skënderajt!
Po përmbyllim edhe një vit kalendarik e që bëhet viti i tretë që jam duke qeverisur komunën e Skënderajt. Me gjithë sfidat vështirësit dhe pengesat e shfaqura gjatë këtij rrugëtimi jam munduar me tërë qenjën time të mos dorëzohem e të vazhdoj punën me ndershmëri. Për këtë kam një betim të dhënë para zotit, para ligjit dhe para jush si qytetarë të barabartë të komunës sonë. Kishim vështirësi gjatë këtij viti që po i themi lamtumirë. Megjithatë ishte vit i realizimit të dhjetëra projekteve e veprimeve që ndërmorëm në funksion të ngritjes së mirëqenjës së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të komunës së Skënderajt. Është bërë punë e mirë nuk ka asnjë dyshim. Ishte vullneti dhe dëshira që të bëja gjithshka që ishte në dorën time për të mirën e përgjithshme të komunës dhe qytetarëve që jetojnë këtu. Në asnjë rrethanë a kohë për asnjë qast a minutë nuk do të ndryshoja qëndrim nga qëllimi final që i tejkalon të gjitha synimet tjera që të shërbej kujdesshëm me nder ndaj secilit njeri që i takon komunës së Skënderajt.
Të nderuar bashkëqytetarë jam thellësishtë mirënjohës për mirëkuptim që treguat gjatë kësaj kohe. Ndërsa ju kishit pritjet e unë dëshirën që të bëja më shumë mundësit ishin të kufizuara për shumë arsye që lidhen me nivelin qendror i cili u pengua nga dallimet politike të mbështet komunën e Skënderajt në realizimin e projekteve zhvillimore që janë në dobi të qytetarëve. Përjetësishtë falënderues për përkrahjen e pakursyer ndaj meje personalisht dhe qeverisjes sonë të përbashkët. Përpara kemi edhe një vit kemi plane tjera për të zbatuar që me vendosmëri të palëkundur do ti realizojmë së bashku me ju. Dhe do të shihemi sërish”, thuhet në video-adresimin e Kryetarit të Komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura, me rastin e festive të fundvitit.
Në linkun e mëposhtëm mund të klikoni për të parë video-adresimin e kryetarit Nura
https://www.facebook.com/KomunaSkenderaj/videos/950293679876170?locale=sq_AL