Kryetari Nura ka vizituar disa prej shkollave të komunës së Skenderajt me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë

Sot, në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura bashkë me drejtorin e Arsimit, Kastriot Duraku, vizituan disa prej shkollave të komunës së Skenderajt për ti uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të suksesshëm. Vizita e kryetarit Nura u fokusua në motivimin e nxënësve për një angazhim të plotë në mësime dhe për të shprehur mbështetjen e plotë të komunës për sektorin e arsimit. Gjatë vizitës, kryetari Nura pati mundësinë të bashkëbisedojë me nxënësit dhe mësimdhënësit, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit në procesin mësimor dhe rëndësinë që ka arsimi cilësor për të ardhmen e komunës. Nxënësit dhe stafi arsimor e pritën me entuziazëm vizitën e kryetarit, duke shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe angazhimin e tij në përmirësimin e kushteve të mësimit dhe jetës shkollore në Skenderaj. Ky vit shkollor fillon me energji të reja dhe pritshmëri të larta, ndërsa komuna e Skenderajt zotohet për të qëndruar pranë shkollave dhe për t’i mbështetur ato në çdo hap.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, fëmijë, persona duke studiuar dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

SHMP “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës. Në këtë manifestim …