Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ishte në gëzimin e familjes Hamiti në Likoc, me rastin e ardhjes në jetë të Jarës, që bëhet banorja e parë e Komunës së Skenderajt këtë vit dhe fëmija i parë i prindërve Abedinit dhe Filloretës.
Kryetari Nura, ka shprehur urimet më të përzemërta për banoren e parë të vitit 2023!