Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala, kanë vizituar familjen Shatri në Llaushë, shtëpia e të cilës është djegur e tëra. Shkaktarët nuk dihen deri tani, mirëpo për fat të mirë asnjëri nga 5 anëtarët e familjes nuk është lënduar nga kjo fatkeqësi. Kryetari Nura ka bërë të ditur se Komuna e Skenderajt do të mbulojë shpenzimet e qirasë për familjen, derisa asaj t’i mundësohet kthimi në një ambient të ri.