Kryetari Nura ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i shoqëruar dhe nga drejtori i Inspekcionit, Valon Haliti, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Skenderaj, ku është pritur nga kryetari Ibrahim Hoti me bashkëpunëtorë. Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunim të ndërsjellët, ku të dy palët janë pajtuar që ky bashkëpunim të vazhdohet dhe të avancohet edhe më tej, në të mirë të qytetarëve. I pari i Skenderajt e ka siguruar kryetarin e KBI-së se Komuna e Skenderajt do të kryejë javën e ardhshme të gjitha obligimet financiare ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame, sa i përket shërbimit të varrimit, të grumbulluara që nga shtatori i vitit të kaluar. Edhe çështja e pronës ku është ndërtuar xhamia e qytetit të Skenderajt, ka qenë temë diskutimi, për çka kryetari Nura është zotuar se kjo çështje do të rregullohet në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Pyjeve të Kosovës në Mitrovicë. Kryetari i KBI-së Hoti e ka falënderuar kreun e Komunës së Skenderajt, për mbështetje dhe bashkëpunimin e ofruar. Bashkëpunimi me Këshillin e Bashkësisë Islame në Skenderaj, për të gjitha çështjet të cilat janë në përgjegjësinë e Komunës, për të ofruar më të mirën për qytetarët, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …