Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, gjatë ditës kanë inspektuar punimet në kuadër të fazës vijuese të rregullimit të Bulevardit “Ilaz Kodra” në qytetin e Skenderajt, për të shtuar hapësirën për lëvizjen e qytetarëve përmes modernizimit të shëtitores, me infrastrukturë të re publike, përfshirë trotuarin dhe ndriçimin e ri publik!