Në kuadër të imunizimit të popullatës nga virusi Covid-19, në shkollat fillore të komunës së Skenderajt po zhvillohet aksioni i vaksinimit të personave nën moshën 18 vjeç, me pajtim të prindit.
Me këtë rast, kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, kanë vizituar shkollën “Shaban Jashari” në qytet, ku kanë përcjell nga afër procesin e vaksinimit.
Infermierët kanë njoftuar se plani i vaksinimit po shkon mirë dhe se nuk është paraqitur ndonjë pengesë.
Edhe nxënësit nga ana e tyre kanë shfaqur interesim për vaksinim.
Kryetari Nura është shprehur i kënaqur me ecurinë e procesit dhe me interesimin për të marrë vaksinën.