Kryetari Nura kërkon nga qytetarët të cilët janë në pjesë të ulëta të cilat janë të rrezikuara nga vërshimet, që brenda mundësive të kalojnë në pjesë më të sigurta për ta dhe familjet e tyre
Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, kërkon nga të gjithë qytetarët të cilët janë në pjesë të ulëta të cilat janë të rrezikuara nga vërshimet, që brenda mundësive të kalojnë në pjesë më të sigurta për ta dhe familjet e tyre. Kryetari Nura tha se të gjitha ekipet emergjente janë në terren duke bërë evakuimin e qytetarëve të ngujuar në shtëpitë e tyre. Kërkojmë mirëkuptim dhe bashkëpunim të qytetarëve në këtë situatë të vështirë për Skenderajn.
Të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt që kanë nevojë për evakuimin, të lajmërohen në numrat e mëposhtëm: