leoni

Kryetari Nura mban takimin e parë rreth organizimit të aktiviteteve për nder të 5, 6 dhe 7 marsit të Epopesë së UÇK-së

I udhëhequr nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, që njëherit është edhe bashkëkryesues i Këshillit Organizativ Shtetëror për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kushtuar luftës së Familjes Jashari, të premtën është mbajtur takimi i anëtarëve të nënkëshillit, ku janë diskutuar çështje rreth organizimit të aktiviteteve për nder të 5, 6 dhe 7 marsit.

Kryetari Nura ka thënë se Komuna e Skenderajt në bashkëpunim dhe bashkërendim me institucione dhe organe tjera publike do të ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura për mbarëvajtje të shënimit të ngjarjes së Epopesë së UÇK-së.

Sivjet shënohet 27 vjetori i luftës së Jasharëve, me ç’rast ranë heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari, bacë Shabani, Hamza dhe anëtarët tjerë të familjes dhe lagjes Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Skënder Demaliaj prezanton 20 vepra shkencore të botuara ndër vite

Instituti i Sociologjisë dhe AIS-ALBSA kanë kënaqësinë të ftojnë publikun e interesuar në një veprimtari …