Kryetari Nura mbanë takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale

Në kuadër të takimit të rregullt javor të drejtorëve komunal në Skenderaj, krahas detyrave dhe obligimeve të secilës drejtori, në mbledhjen e sotme është marrë vendim për të nisur procedurat lidhur me hartimin e rregullores së re për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë gjatë takimit se ky dokument është ndër më të rëndësishmit që përcakton politikat zhvillimore të komunës së Skenderajt. Veç kësaj, në takim është marrë vendim të nisin procedurat edhe për plotësim-ndryshimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Skenderajt. Me këtë rast, kryetari Nura ka theksuar nevojën për një hap të tillë, me qëllim që të fillojnë reformat në shëndetësi, ndërsa shtoi se ato janë edhe objektivë e qeverisjes aktuale në Skenderaj. Gjatë fazave të mëtejme, siç premtoi kryetari Nura, do të ftohen edhe komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe grupet tjera të interesit, të japin kontributin e tyre dhe të behën pjesë e vendimmarrjes sonë të përbashkët. Tema tjera të diskutuara gjatë takimit kanë qenë detyrat javore të drejtorive dhe angazhimet e përbashkëta të qeverisjes lokale, në funksion të ngritjes së mirëqenies dhe shërbimeve ndaj qytetarëve. Edhe kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku, kanë kërkuar nga drejtorët angazhim të vazhdueshëm, për të përmbushur pritjet e qytetarëve, si dhe është kërkuar respektim më të madh të orarit të punës zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …