Në kuadër të shënimit të 8 Marsit – Ditës së Gruas, Zyra për Barazi Gjinore në komunën e Skenderajt ka organizuar një takim me gratë punonjëse të Administratës Komunale, në të cilin janë ftuar edhe ato që kanë dal në pension. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, duke uruar 8 Marsin, ka thënë se Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar të avancojë pozitën e gruas në shoqëri, ndërkohë ka përmendur numrin e madh të grave dhe femrave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse në politikat lokale. Qefsere Dautaj, zyrtare për Barazi Gjinore, u ka uruar të gjitha grave të komunës 8 Marsin, duke u shprehur mirënjohëse për kontributin e grave në Administratën Komunale. Ndërkaq, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion, Besrta Mehaj – Ademi, duke u ndërlidhur me çështjen e pavarësisë ekonomike të gruas, ka thënë se mbi 70% e përfituesve nga grantet e Komunës, për projekte dhe biznese, janë femra, gjë që tregon më së miri fuqizimin e rolit të gruas sot në shoqërinë tonë. Në fund, janë ndarë edhe mirënjohje për gratë pensioniste të Administratës dhe institucioneve tjera komunale.