Kryetari Nura mirëpriti në takim profesorin universitar, Përparim Gruda

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, kryetari i komunës së Skënderajt ka mirëpritur në zyrën e tij, profesorin universitar Përparim Gruda, i cili në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit është në garë për deputet nga radhët e PDK-së.

Nura në postimin e tij në facebook ka shkruar:

“Kënaqësi të mirëpres profesorin e nderuar universitar Përparim Gruda, një nga më të mirët në fushën e drejtësisë duke qenë edhe profesor i së drejtës kushtetuese, një nga profesionistët me integritet të lartë dhe vlerë e shtuar për vendin, si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Lavdi dhe respekt pafund për kontributin atdhetar dhe në arsim, të mësueses Melihate

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, me rastin e ndajes nga jeta të …