Në Ditën Botërore të Sindromës Dawn, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me drejtorin për Arsim, Kastriot Duraku, kanë vizituar nxënësit e paraleles së bashkëngjitur në Shkollën “Shaban Jashari” në qytet, ku edhe u kanë dërguar dhurata. Kryetari Nura ka kaluar disa çaste, duke lozur dhe u argëtuar me nxënësit, që vëreheshin të lumtur me dhuratat. Më pas, është vizituar edhe Qendra “Floriani”, ku edhe atje kryetari Nura dhe drejtori Duraku kanë dërguar lodra dhe dhurata të tjera. Në këto dy vizita, kryetari Nura ka siguruar se Komuna do të investojë në dhomën e paraleles së bashkëngjitur, me qëllim të krijimit të një ambientit sa më të ngrohtë e modern, si dhe ka ofruar përkrahje edhe për Qendrën “Floriani”.