Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkë me drejtorët komunalë, përfaqësuesit e shoqatave të luftës së UÇK-së nga niveli qendror dhe lokal, dhe një numër i madh i veteranëve të UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar dëshmorët e kombit në krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari. Ky aktivitet përkujtimor është shënuar në kuadër të Ditës së Veteranëve të Kosovës dhe në përvjetorin e sulmit të parë mbi Familjen Jashari. Nderime të larta për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!