Kryetari Nura priti në takim afaristin e suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka prit të martën në takim afaristin e suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, nga Krasmirofci i Skenderajt, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit rreth mbështetjes së sektorit privat dhe mbështetjes së kompanive kosovare për tregun gjerman.

Kryetari Nura, me këtë rast, e ka falënderuar Nezirin për gatishmërinë e tij që të mbështesë bizneset në komunën e Skënderajt si dhe është shprehur me mirënjohje për faktin se ai ka ndihmuar komunën pas përmbytjeve të 19 janarit të vitit 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj: Përkushtimi jonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve nuk do të ndalet asnjëherë

Përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj …