Kryetari Nura priti në takim homologun e tij nga Sllovenia, Tarik Zhigon

Kryetari i Komunës së Skënderajt, z.Fadil Nura, ka mirëpritur të hënën në takim z. Tarik Zhigon, kryetar i Komunës Rençe – Vogrsko të Sllovënisë, i cili shoqërohej nga bashkatdhetari ynë Egzon Shabani që jeton dhe vepron në shtetin slloven. Tema e diskutimit e këtij takimi miqësor ka qenë bashkëpunimi ndërmjet dy komunave, në fushat e interesit të ndërsjellët.

Kryetari Nura i ka dëshiruar mikut slloven mirë se ardhje në Skenderaj, ndërsa e ka njoftuar me historinë e qytetit, kulturën, mikpritjen dhe traditën tonë.

Të dy kryetarët u zotuan t’i shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit në interesin e të dy komunave.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …