Kryetari Nura priti në takim kandidaten për deputete, Sala Jasharin

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura ka pritur të martën në takim znj. Sala Jasharin, kandidate për Deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen me 9 shkurt 2025. Nura në postimin e tij në facebook ka shkruar:

“Pasardhësja e heroinës Sala Jashari, emër që është trashëguar te mbesa e saj, e cila me krenari e mban dhe është e vetëdijshme për këtë përgjegjësi.

Kjo është Sala Jashari, e cila i takon gjeneratës së re të njerëzve që kanë qëllime fisnike ndaj vendit dhe të ardhmës së saj.

Kënaqësi të mirëpres dhe të diskutojmë për rrugëtimin e saj të ri politik, si kandidate për deputete në Parlamentin e Kosovës, me synimin final për një Kosovë ma të mirë, për atë që u sakrifikuan gjyshërit e saj”, thuhet në postimin e kryetarit të komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati mori pjesë në hapjen e marketit humanitar në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mori pjesë në hapjen e marketit humanitar …