Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e përfundimit të periudhës praktike të 52 studentëve nga komuna e Skenderajt, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Me këtë rast, këta studentë janë pajisur edhe me vërtetim për praktikë profesionale, për çka kryetari Nura, u ka uruar suksese gjatë ushtrimit të profesionit si infermierë.