Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka paralajmëruar se nga dita e premte do ta fillojnë nënshkrimin e një peticioni, i cili ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë për “Epoka e re” se beson fuqishëm se përmes këtij peticioni, do të arrihet të ndryshohet ky ligj. Gucati ka bërë të ditur se për këtë qëllim, veteranët kanë përkrahjen e të gjitha partive politike në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, përmes ndryshimit të këtij ligji, do t’i mundësohet Gjykatës Speciale të merret edhe me krimet që kanë bërë serbët në Kosovë. Gucati ka treguar se pas mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve, peticioni do t’u dorëzohet kryeparlamentarit dhe kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …