Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati e ka quajtur paturpësi fjalimin e deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, për komandantët e UÇK-së të cilët i quan të paguximshëm. Ai përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, ka thënë së në kohën kur këta komandantë që Krasniqi i fyen, rrezikonin kokën e tyre për lirinë e vendit, ai bashkë me bashkëpartiak të tij nuk bënë asgjë në vendin, madje nuk e njohin shtetin e Kosovës. “Nuk mund të kuptoi si mund të mburret me fjalimin e tij në Parlamentin e Kosovës Frashër Krasniqi, madje në fjalimin e tij të parë ngeci jashtë duke mos qenë pjesë e atyre që vërtetë duan të veprojnë për të mirën e popullit, ai ka guximin dhe paturpësinë të flas për udhëheqësit e UÇK-se, sepse në kohen kur komandantët rrezikonin kokën ai dhe shumë të tjerë ishin spektator të tmerrit me të cilin ballafaqohej populli ynë. Dhe, pasi që nuk u derdh asnjë pikë djerse e tyre për të mirën e këtij vendi, Frashër Krasniqi dhe Dardan Molliqaj nuk njohin as himnin, as flamurin, e me këtë as Kosovën si shtet të pavarur. Komandantët dhe lufta e UÇK-se janë një”, ka shkruar Gucati.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …