leoni

Gëzim Kelmendi

Kryetari i partisë FJALA, dr. Gëzim Kelmendi i tregon Milaim Zekës se Turqia nuk e financon Vetëvendosjen

Kryetari i partisë FJALA, dr. Gëzim Kelmendi i thotë Milaim Zekës se Turqia nuk financon Vetëvendosjen, Në reagimin Tuaj pas konfliktit me Frashër Krasniqin ke akuzuar Vetëvendosjen në se financohet nga Turqia, Beogradi dhe Moska. A financohet nga Beogradi dhe Moska nuk e di, por që nuk financohet nga Turqia këtu jam i sigurt 100%. Vetëvendosja dhe Turqia janë dy pole të kundërta. Vetëvendosja është partia e parë dhe vetme në Kosovë që ka mbështetur kurdët për ndarje nga Turqia. Pastaj lideri i Vetëvendosjes është i vetmi lider politik në Kosovë që në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur Presidentin Erdogan ” diktator”. Turqia ka investuar shumë në Kosovë, përfshirë edhe Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz ( këtë edhe vet e ke konfirmuar), por nuk e  financon Vetëvendosjen  e cila ka ideologji kundër muslimanëve dhe vetë udhëheqjes së muslimanëve. Unë e dënova dhunën që u përdor kundër  teje, por kjo nuk do të thotë se unë  pajtohem me fjalorin tënd, aq më pak ne  deklaratën tënde për Turqinë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …