Kryetari i Partisë FJALA, dr. Gëzim Kelmendi, uroi kryetarin Erdogan me rastin e fitores në referendum. Në urimin e tij thuhet: Në emër të Partisë Fjala, kryetar i nderuar Erdogan Iu uroj fitoren për suksesin e arritur në referendum. Fitorja e juaj është fitore jo vvetëm për Turqinë, por për tërë rajonin dhe për tërë vendet që e duan lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre. Fitorja e juaj na ka gëzuar të gjithëve. Ju keni forcuar Turqinë, keni ndihmuar vendin tonë në gjitha proceset dhe keni ndihmuar rajonin dhe shumë vende të tjera. Lufta e juaj kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste është model për shumë vende të tjera. Jeni shembull dhe inspirim për shumë popuj dhe politikanë të ndryshëm, thuhet në fund të urimit.
