Kryetari i Partive Popullore Evropiane Joseph Daul, nga Gjilani, ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që mos t’i votojnë ata që, siç citohet në një komunikatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se çojnë qytetarët në qorrsokak, por ka bërë thirrje që të votohet për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj Avdullah Hoti, i cili e çon Kosovën në Evropë. “Brenda dy javësh do të merren vendime të mëdha për Kosovën. E kam pasur kënaqësinë ta takoj z. Hoti dhe besoj që keni bërë një zgjidhje të duhur për ta çuar Kosovën në një të ardhme të mirë. Është i ri dhe kompetent, është një frymë e re dhe është njeri për të cilin Kosova ka nevojë”, citohet të ketë thënë Daul.Unë i porositi votuesit që të mos zgjedhin që ta çojnë Kosovën në një qorrsokak, por të votojnë LDK-në për një të ardhme evropiane”, ka porositur Daul, në tubimin e fushatës së koalicionit LDK-AKR.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …