Kryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës pastor Driton Krasniqi priti në një takim njohës ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë z. Christian Heldt. Mysafiri, shfaqi interesim për punën dhe shtrirjen e komunitetit protestant ungjillor në Kosovë, shënimine 200 vjetorit të Lëvizjes Protestante mes Shqiptarëve dhe aktivitetet për shënimin e 500 vjetorit të Reformacionit Protestant. Pastori, nga ana e tij e njoftoi ambasadorin me përgatitjet dhe aktivitetet e zhvilluara për shënimin e200 vjerit të Lëvizjes Protestante mes shqiptarëve si dhe ato të Javës së Reformacionit Protestant.
