Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, sot vizituan stadiumin e futbollit “Përparim Thaçi”, në Prizren, me rastin e investimeve që po bëhen në këtë qendër të sportit. Qytetaret e Prizrenit, me theks të veçanet sportdashësit do të kenë mbështetjen e qeverisë së ardhshme për ndërtimin e një stadium të ri sipas standardeve të FIFA-s, stadium ky i cili do të mundësojë që të zhvillohen edhe ndeshjet me karakter ndërkombëtar. Sporti është ambasadori më i mirë në arenat ndërkombëtare, ndaj, personalisht do angazhohem fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë dhe të rejat tona, të cilët kanë talent në zhvillimin e futbollit në qytetin e Prizrenit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …