Shpend Ahmeti: Pa LDK-në dhe Vetëvendosjen nuk mund të ratifikohet marrëveshja me Serbinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti: Ata që kanë dhënë dorëheqje, janë ende anëtarë të Vetëvendosjes

Kryetari i Prishtinës ka komentuar për herë të parë dorëheqjet të cilat kanë ndodhur së fundmi në Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas Ahmetit, ata që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat  përkatëse në Vetëvendosje, vazhdojnë të mbesin anëtarë të kësaj partie. Megjithatë, Ahmeti e konsideron normale dhe të drejt të gjithsecilit për t’u dorëhequr nga pozitat udhëheqëse në parti.

“Ka ndodh një keqinterpretim që dorëheqjet prej pozitave janë konsideruar si dorëheqje prej VV-së. Deri më tani të gjithë këta që kanë dhënë dorëheqje janë mbetur anëtar dhe aktivist të VV-së. Për mua për të thënë është normale, sepse nuk është bash normale ajo qe po ndodh në VV. Megjithatë është e drejtë e secilit të vendos, mbi atë se a do të mbajë pozitë udhëheqëse apo jo. A duan të jenë anëtar të kryesisë apo jo. Këto çështje do të diskutohen dhe do të iu mbajmë të informuar rreth atyre gjërave që ndodhin në lëvizje”, tha ai. I pyetur për pozicionin e tij në Vetëvendosje, Ahmeti u përgjigj se pozita e tij është kryetar i Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …