leoni

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti: Priten shumë projekte të mira për qytetin tonë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti: Priten shumë projekte të mira për qytetin tonë

Derisa kemi hyrë në minutat e para të vitit të ri 2018, në qendër të qytetit të Prishtinës vazhdon festa dhe ahengu nën tingujt e muzikës dhe fishekzjarrëve të shumta që ndriçojnë qiellin. Në shesh është një numër i madh i qytetarëve që kanë zgjedhur të kremtojnë natën më të hareshme të vitit. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë për KosovaPress se gjatë vitit që sapo kemi hyrë do të realizohen një sërë projektesh, të cilat do të jenë në të mirën e qytetarëve. “Është atmosferë fenomenale në shesh. S’kemi pasur ndonjëherë kështu, ndoshta për shkak të kohës dhe temperaturave. Gjithë qytetarëve iu uroj vit shumë të mbarë, shumë lumturi dhe shëndet dhe sa më shumë mirëqenie për të gjithë dhe shpresoj se do të jetë vit më i mirë se sa 2017”, ka thënë Ahmeti.

Duke folur rreth projekteve të planifikuara për vitin që kemi hyrë, i pari i Prishtinës premton realizimin e shumë prej tyre.“Kemi projekte të mëdha, duke filluar prej parkingjeve nëntokësore, salla koncertale. Do t’i rregullojmë problemet, parkingjet, pallatin e rinisë, do të kemi pishinë, kështu që priten shumë projekte të mira për qytetin tonë”, ka thënë Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …