Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në një takim shumë miqësor u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Dëgjova rekomandimet dhe kritikat miqësore që i përcolli për të mirën dhe të ardhmen e Kosovës”, tha kryetari Ahmeti. Kryeministri Rama shprehu kënaqësinë e tij që e vizitoi Ahmetin pikërisht në godinën e Komunës e Prishtinës dhe e falenderoi atë për mikëpritjen vëllazërore.
