Kryetari aktual i komunës së Rahovecit i cili po synon edhe një mandat tjetër, Idriz Vehapi, deklaroi se do të vazhdojë të punojë fuqishëm në mbylljen e infrastrukturës, sa i përket kanalizimit dhe rregullimit të të gjitha rrugëve në Rahovec. “Problemet si infrastruktura, kanalizimi, mirëmbajtja e ndriçimi në Rahovec, sidomos ndriçimi, është punuar mjaft dhe është një fakt që mund të argumentohet. Unë besoj që Rahovevi është qyteti më i ndriçuar por ne do të vazhdojmë të punojmë në këto pika sidomos për mbylljen e infrastrukturës, sa i përket kanalizimit dhe rregullimit të të gjitha rrugëve në Rahovec. Edhe në mandatin e ardhshëm, problemet me ujë të pijes dhe kanalizimit do të kryhen deri në vitin 2018. Asnjë fshat deri në vitin 2018 nuk do të jetë pa ujë të pijshëm”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …