Kryetari Rama në Samitin Global të Qyteteve të Fuqishme në Cape Town

Kryetari i Komunës së Prishtinë, z. Përparim Rama ka marrë pjesë në Samitin Global të Qyteteve të Fuqishme në qytetin Cape Town të Afrikës së Jugut. Në një postim në facebook, kryetari Rama ka shkruar: Përfaqësuam Kryeqytetin në një diskutim me liderë nga 90 qytete dhe 40 shtete mbi sfidat që prekin komunitetet tona: sigurinë, polarizimin dhe ruajtjen e kohezionit social.

Cape Town, një simbol i fuqisë së pajtimit dhe unitetit, na kujtoi rëndësinë e veprimit lokal. Si komuna, jemi në vijën e parë të mbrojtjes së qytetarëve dhe ndërtimit të komuniteteve të forta e të bashkuara.

Ky samit është një hap i përbashkët drejt qyteteve që frymëzojnë me paqe dhe prosperitet, ka shkruar ndër të tjera kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti mbledhjen e Dymbëdhjetë për vitin 2024

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit për Politikë …