Kryetari Rama vizitoi dy qendra të rëndësishme për të ardhmen teknologjike dhe inovative të Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama vizitoi dy qendra të rëndësishme për të ardhmen teknologjike dhe inovative të Kosovës – Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) dhe Hellocare.

Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) është shtëpia e të rinjve dhe bizneseve inovative që po ndërtojnë të ardhmen e Kosovës. Kjo qendër sipas kryetarit Rama është një motor i fuqishëm për rritjen ekonomike, që çojnë Kosovën në nivelin tjetër të inovacionit.

Në anën tjetër, Hellocare po revolucionon kujdesin shëndetësor në Kosovë me një platformë të integruar të tele-shëndetësisë. Përmes teknologjisë më të fundit, kjo platformë po sjell zgjidhje të avancuara për spitalet dhe klinikat, duke mundësuar kujdes më të lehtë dhe të qasshëm për pacientët në çdo vend. Mbështetja nga Luksemburgu është më shumë se një partneritet – është një dorë e shtrirë drejt së ardhmes, duke ndihmuar Prishtinën të ngrihet si një kryeqytet inovativ dhe i qëndrueshëm, ka thënë ndër të tjera Kryetari Rama gjatë vizitave të tij në këto dy qendra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim Kryetarin e posazgjedhur të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Ferizaj, Afrim Mehmeti

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim kryetarin e posazgjedhur …