Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë, ka pritur në takim Fikret Shatrin, udhëheqës i Sportit Shkollor, dhe Adrian Telakun. Fikret Shatri, më ketë raste e njoftoi kryetarin Ramosaj, lidhur më projektin ,,Shtegu i sakrificës, i kujtojmë të gjithë’’ në kuadër të klubit “Kosova trail running association”, ky klub është klubi i vetëm i kësaj disipline sportive në Kosovë. Në kuadër të këtij klubi për nder të 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me datën 3 dhe 4 mars 2018, do te organizohet vrapimin me shtigje të gjata duke vrapuar shtigjeve të Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Ky vrapime do të nisë nga Prekazi, Likoshani, Çirezi, Jabllanica, Gllogjani dhe cakun e përfundimit do ta ketë në Koshare. Pasi u njohë më rëndësinë ë këtij aktiviteti, kryetari Ramosaj, shprehu gatishmërinë e tij që të jet bashkë në këtë aktivitet për shënimin e këtyre datave më rendësi për vendin tonë. Ne si Institucion komunal me të gjitha mundësitë që kemi, jemi të gatshëm që të ju ndihmojmë në realizimin e qëllimit tuaj në ketë aktivitet të përbashkët, aktivitet i cilinë në një mënyra a tjetër rikthen në të kaluarën tonë sakrificën e familjeve tonë për këtë ditë tha kryetari Ramosaj.