Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në një postim të tij në facebook, ka njoftuar për angazhimin e tij në krijimin e kushteve sa më të mira në arsim si në infrastrukturë po ashtu edhe në ngritjen profesionale, ai ndër të tjera ka thënë: E kemi bërë të pamundurën që të kemi kushte më të mira në arsim dhe e kemi arritur! Kemi ndërtuar shumë shkolla të reja, kabinete profesionale, palestra sportive dhe renovim thuajse në të gjitha shkollat e komunës së Deçanit dhe nuk kemi me u ndal. E kemi bërë të pamundurën për ti ndihmuar mësimdhënësit, që të mos shuajmë vende pune, përkundër sfidave, ju kemi dalë në ndihmë dhe kemi ndihmuar procesin e trajnimit dhe avancimit profesional në tërë territorin e komunës së Deçanit, duke ngritur “Qendrën për Zhvillim dhe Aftësim Profesional të Mësimdhënësve”. Mësimdhënësit dhe gjithë personeli arsimorë këtë e dinë më së miri! Dhe ju garantoj që nuk kam me u ndal. Ka thënë kryetari Ramosaj.