Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, i ka uruar të gjithë fëmijët duke ju dëshiruar shëndet dhe gjitha të mirat gjatë rritës së tyre, ai ndër të tjera tha: Kënaqësia më e madhe të shoh buzëqeshjet në fytyrën e tyre engjëllore, tek sa festonin ditën më të bukur të tyre! Uroj nga zemra të keni fëmijëri të lumtur, e të shëndetshme, me edukim, e arsimim, e të jeni shembulli dhe krenaria jonë! Gëzuar 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve! Thuhet në urimin e kryetarit Ramosaj.