Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ishte në vizitë të punimeve të objektit të Trashëgimisë Kulturore, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka dhe bashkëpunëtorët. Ky objekt është në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt do të bëhet funksionalizimi i saj. Kryetari Ramosaj shprehu mirënjohje ndaj Ministrit për vizitën dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë.