Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka emëruar drejtor të Administratës Jashar Dobraj. Jashar Dobraj ishte ish i burgosur politik në vitet e 80-ta dhe i plagosur në demonstratat e 89-tës, ish luftëtar i UÇK-së, veteran, ish kryesues i Asamblesë Komunale në Deçan për disa mandate, ky është mandati i dytë si drejtor i Administratës, ku për katër vite ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe përfomancë të lartë.