Kryetari Ramosaj, ka formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të datës 16 dhe 17 dhjetor 2017

Gjatë javës që lamë pas saktësisht të shtunën dhe të dielën më datë 16 dhe 17 dhjetorë 2017 erërat e forta dhe shiu që ra pa ndërpre në komunën e Deçanit kanë shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha si në ekonomit familjare, biznese, kulte fetare, shtylla elektrike etj, për fat të mirë pa dëme në njerëz. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më Drejtorin për Shërbime Publike dhe Emergjenca, shërbimi i zjarrfikësve, kompania e pastrimit, policin dhe KEDS-in, gjatë tërë kohës kanë qenë në teren për të par nga afër situatën e krijuar. Pas kësaj situate të krijuar  kryetari Ramosaj, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm më zyrtarët përgjegjës të këtyre dikastereve ku dhe kanë formuar një komision komunal i cili do të bëje verifikimin e dëmeve të krijuara. Duke u bazuar në nenin 37.2 të Ligjit  për Mbrojtje nga Fatkeqësitë  Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera me nr.04/-L-027, Ligji për vetëqeverisje Lokale nr.03/L-0400nenit 17 pika g dhe në dispozitat ligjore te Rregullore komunale për Mbrojtje e Shpëtim dhe duke u bazuar në kompetencat e kryetarit të komunës nxjerr  vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …