Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka kaluar një ditë e bukur me maturantët e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” tek Qendra Rinore, vendi ku ata do të kenë mundësi të realizojnë ëndrrat e tyre. Kjo qendër rinore do të ofrojë hapësira të reja rekreative dhe kulturore për të rinjtë e Komunës së Deçanit, ku mund të përdoret gjatë tërë vitit për aktivitete kulturore e sportive, e që për më tepër, mundëson gjithashtu prezencën dhe aktivizimin e të rinjve në ambient natyror.