Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim me bordin e Drejtorëve, në këtë takim janë diskutuar disa çështje të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve, po ashtu gjatë këtij takimi përveq mbështetjës së Iniciativës së Deputetit Daut Haradinaj, për ngritjen e Memorialit kushtuar vëllëzërve Bytyqi, komuna e Deçanit shprehë gadishmërinë të participojë edhe financiarisht brenda mundësive të saj!