Kryetari Ramosaj ka ndarë  mirënjohjen e qytetit për atdhetarin Ramiz Tafilaj

Sot, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka ndarë mirënjohjen e qytetit për atdhetarin Ramiz Tafilaj, në shenjë mirënjohje dhe respekti për aktivitetin e tij human në shkollimin e të rinjve shqiptarë dhe kontributin e dhënë në promovimin e vlerave tona historike, kulturore, artistike dhe shkencore. Ramiz Tafilaj, i lindur në Dubravë të Deçanit, është biznesmen, aktivist dhe botues shqiptar me banim në Amerikë. Ka qenë i angazhuar vazhdimisht për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe ka ndihmuar për vendosjen e demokracisë në Shqipëri në vitet 1990. Po ashtu, ka sponsorizuar mbi 100 nxënës e studentë për shkollim në Shtetet e Bashkuara. Ai ka financuar botimin e librave të autorëve shqiptarë, ndër ta librin “Kosova’s Independence: Stabilising or Destabilising Factor” të Hajredin Kuçit dhe “Në rrugëtim me Kosovën: përpjetat dhe tatëpjetat” të Faton Bislimit. Kosova I-VIII, Dardania, Maqedonia të Jusuf Buxhovit, “Krimet serbe në Deçan” të Adem Lushaj, e shumë e shumë të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …