Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kompaninë Rajonale të Ujitjes KRU “Drini i Bardhë”, për pastrimin e kanaleve të ujitjes së tokave bujqësore. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit ka ardhur duke pasur parasysh kërkesat e banorëve të fshatrave për pastrimin e kanaleve të ujitjes së tokave bujqësore, gjë që i është dhënë prioritet pastrimit sezonal të këtyre kanaleve.