Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka nënshkruar kontratë me Grupin e Operatorëve Ekonomik si, Mirusha Company SH.P.K, Ahmetaj Group SH.P.K dhe Infra-Plus SH.P.K për ndërtimin e rrugës në fshatin Pleqe.
Ky projekt është ndër projektet më të rëndësishme drejt arritjes së qëllimeve tona që Deçani të bëhet kryeqendër e turizmit, ka thënë kryetari Ramosaj.