Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, sot ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Arfa Group Sh.P.K”, për ndërtimin e rrugës në Bjeshkën e Madhe (Laku i Kryqes), për fazën e parë të ndërtimit, në vlerë prej 781,096.60 €. Me këtë rast kryetari Ramosaj, i ka uruar të gjithë qytetarët deçanas për këtë projekt tejet të nevojshëm për të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit dhe jo vetëm.