Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë, Prof.Dr.Armand Krasniqi, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Deçanit dhe Universitetit “Haxhi Zeka”. Qëllimi i kësaj marrëveshje është fuqizimi dhe zhvillimi profesional i studentëve dhe i të sapo diplomuarve, përmes punës praktike në Komunën e Deçanit. Bashkëpunimi dhe marrëveshjet e tilla në të mirë të studentëve tonë janë gjithmonë të mirëseardhura, ka thënë kryetari Ramosaj.