Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Kreshnik Basha –Drejtori i Caritasit-Zviceran dhe Veton Rruka –ekspert, të cilët bashkë kanë nënshkruar një marrëveshje rreth promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Deçan. Me këtë rast i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosj u shpreh falënderues për bashkëpunimin duke shtuar se komuna e Deçanit ka resurse të mjaftueshëm për zhvillimin e kulturave të ndryshme bujqësore e një ndihmë e tillë për fermerët e komunës së Deçanit është e mirëseardhur. Qëllimi i skemës së garantit është të mundësoj mbështetje financiare deri në 20 fermerë më një shumë totale pre 57,000 eurosh për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore dhe prodhimin e mjaltit, ku bashkëparticipuesë në këtë projekt do të jet Caritasi-Zviceran, Komuna e Deçanit dhe fermerët përfitues. Qëllimi kryesor i projektit është:
-
Promovimi dhe prodhimi i frutave manore, bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA) dhe të mjaltit,
-
Certifikimi i fermerëve me standardet e prodhimtarisë organike për kultivuesit BMA-ve,
-
Edukimi, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve për prodhimtarinë bujqësore,
-
Themelimi i zinxhirit të vlerave për kultivuesit.