Kryetari Ramosaj ka organizuar një takim të përbashkët me bashkatdhetarët të cilët po i kalojnë pushimet në vendin e tyre

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka organizuar një takim të përbashkët me bashkatdhetarët të cilët po i kalojnë pushimet në vendin e tyre.  Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të kalosh kohë me njerëzit e vendit tënd. Ai me këtë rast ka thënë: Me shumë dashuri u takuam me bashkatdhetarët tonë, për të cilët jemi shumë mirënjohës për kontributin që japin ndër vite dhe uroj që lidhja jonë të qëndrojë gjithmonë e fortë. Na nderuan me prezencën e tyre, lideri ynë Ramush Haradinaj, për të ju uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve dhe Ambasadorja Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI në Kosovë, të cilën e falënderojmë për vizitën. Bashkëvendas të dashur, ju urojmë pushime sa më të mira në vendin tuaj, ka thënë kryetari Ramosaj.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …