Kryetari Ramosaj  ka pritur në takim kreatoren dhe fituesen e vendit të parë për logon e Komunës së Deçanit Diellza Balaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorët e drejtorive ka pritur në takim kreatoren dhe fituesen e vendit të parë për logon e Komunës së Deçanit Diellza Balaj, e cila në mesin e 14 konkurrentëve jo vetëm nga komuna e Deçanit dizajnoi logon e cila do të aplikohet në të gjitha dokumentet zyrtare të komunës së Deçanit. Kryetari Ramosaj me këtë rast e ka falënderuar kreatoren Balaj për punën e bërë dhe tha se ndihet krenar me të arriturat e të rinjve të komunës së Deçanit, ai njëkohësisht i inkurajoj të ritë që të vazhdojnë me punën e tyre për të sjellë inovacione në të gjitha fushat!

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …